Vazhdon shpërndarja e ndihmave nga Bashkia Tiranë në Njësinë Administrative Baldushk
December 15, 2017
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë Shpërndan Ndihma për familjet e përmbytura në fshatin Breg-Shkozë.
December 25, 2017

Zhvillohet mbledhja “Për Ngritjen e Grupit Qëndror Ndërinstitucional të Punës dhe Grupeve Vendore të Punës për Ndërhyrjen ndaj Shfrytëzimit dhe Gërryerjes së Brigjeve dhe Shtretërve të Lumenjve”.

Më datë 19.12.2017 në Institucionin Prefektit të Qarkut Tiranë zhvillohet mbledhja në zbatim të Urdhërit Nr. 228, datë 01.12.2017, të Kryeministrit si dhe  Urdhërit Nr.165, datë 07.12.2017 të Prefektit të Qarkut Tiranë “Për Ngritjen e Grupit të Punës për Ndërhyrje ndaj Shfrytëzimit dhe Gërryerjes së Shtretërve të Lumenjve”.

 Të pranishëm në këtë mbledhje ishin përfaqësues nga Agjensia e  Basenit Ishëm- Erzen, përfaqësues nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit  dhe Pyjeve, Inspektoriati i Ujrave, si dhe përfaqësues nga  Drejtoria Vendore e Policisë  Tiranë.

Në  këtë takim Prefektja e Qarkut Tiranë nën përgjegjësinë e Kryetarit të Grupit, diskutoi si hap të rëndësishëm ngritjen e grupit të punës  me profesionist të fushës me qëllim evidentimin e problematikave në  shtretërit e lumenjve për të  shmangur përmbytjet në të ardhmen.

Znj.Jahollari i  propozoi të pranishmëve hartimin e një plani pune, për të cilin anëtarët në mënyrë unanime vendosën që   hapi i I-rë  të jetë  kërkimi i informacionit nga Njësitë e Pushtetit Vendor, për pikat problematike të shtretërve të lumenjve Ishëm- Erzen, për të vijuar më pas punën edhe në zonat e tjera.

Hapi i II Ngritja e grupit të punës për secilën zonë.

Hapi III Ndëtimi i grafikëve të inspektimeve në terren.

Hapi IV Analiza mbi konstatimet në terren.

Hapi V  Vendimarrja.

Hapi VI Kalimi për kompetencë te strukturat përgjegjëse.

Në përfundim të takimit, u vendos që puna të fillojë në datë 27.12.2017, ora 10.00.

Comments are closed.