26-Nëntori Panvarësia e Tiranës
November 26, 2017
29-Nëntori Dita e Çlirimit
November 29, 2017

28-Nëntor Festa Kombëtare e Pavarësisë

Në nderim të “Festës Kombëtare të Pavarësisë” znj.Prefekte ishte e pranishme në ceremonin e zhvilluar në “Monumentin Kombëtarë të Panvarsisë” më datë 28.11.2017, ku mbajti edhe fjalën e rastit,

 Të dashur bashkatdhetar,

Zonja e Zotërinjë

Është kënaqësi e  madhe dhe privilegj për mua që në cilësinë e Prefektes së Qarkut Tiranë t’ju uroj 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit, Festën tonë përbashkuese.

Dita e Flamurit, 28 Nëntori është  data-festë, që emocionon  dhe bashkon shqiptarët më shumë se çdo gjë tjetër! Kjo ditë na bën një, pa dallime politike, krahinore e fetare, sepse jemi të vetëdijshëm se aty janë rrënjët e projektit kombëtar.

105 vite më parë, një nga krerët e elitës kombëtare, personaliteti i spikatur Ismail Qemali ngrinte flamurin e Gjergj Kastriotit në qytetin e Vlorës, duke e kthyer Shqipërinë drejt Evropës, pas një ndarjeje të kobshme gati pesëqind vjeçare.

Nuk është tepri, por vetëdije që në një ditë si kjo të gjithë shqiptarët kudo që janë të bashkohen në përshpëritje për Heroin e tyre Kombëtar, për Gjergj Kastriotin, i cili mbetet shqiptari dhe evropiani  më i gjallë i të gjitha kohërave.

Etërit e Pavarësisë janë disa, por Ismail Qemali, ky shqiptar vizionar është  emblemë e të gjithëve, përmbyllës i projektit të Rilindjes Kombëtare.

Sot, me nderim dhe mirënjohje i bashkojmë kujtimit të Ismail Qemalit të gjithë ata personalitete dhe shtetarë, të cilët dekadë pas dekade kontribuan në konsolidimin e shtetit dhe të  Pavarësisë Shqiptare.

Në këtë Festë Kombëtare, ne konstatojmë se ëndrra e themeluesve të shtetit ka shkuar drejt konsolidimit. Kosova prej vitesh ka fituar pavarësinë e saj dhe jeton si shtet sovran duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në rajon.

Shqiptarët, gjithnjë e më tepër janë shndërruar në faktor stabiliteti dhe vendimmarrjeje në Maqedoni e Mal të Zi dhe po ashtu po shtojnë përpjekjet për një të ardhme më demokratike e përfaqësuese në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc dhe unë sot ndaj me ta emocione dhe ndjesi të përbashkëta.

 

Të nderuar,

Nga 28 Nëntori i vitit 1912 kanë kaluar 105 vjet mbushur me ngjarje, me zhgënjime, shpresa, me ndalesa dhe arritje ku natyrshëm Shqipëria e ka bërë evolucionin e saj të jashtëzakonshëm në epokën e lirisë, por sfidat dhe përgjegjësitë mbeten ende të mëdha e krejt të përbashkëta.

Për çdo bashkëkombas sot është një ditë feste, por gjithashtu është edhe ditë e kujtesës për të gjithë ata burra të fisëm që i çuan shqiptarët drejt ditës së madhe: 28 Nëntorit 1912.

Me urimet e me të ngrohta ju uroj të gjithëve:

Gëzuar Festën tonë kombëtare!

Gëzuar ditën e flamurit!

Comments are closed.