Në kuadër të fushatës për vetëdeklarimin e adresave që ka ndërmarrë Ministria e Brendshme me projektin “Bashki të Forta”, Prefekti i Qarkut Tiranë Z. Afrim Qëndro organizoi një takim me drejtues të Bashkisë Tiranë , Bashkisë Kamez , Bashkisë Vorë, Bashkisë Kavajë , Bashkisë Rrogozhinë dhe me punonjës te Gjendjes Civile pranë këtyre bashkive.
Z.Qëndro theksoi se çdo banor i qarkut, nëpërmjet procesit online duhet të verifikoj nëse ka një adresë apo jo. Kushdo tjetër mund t’i dretohet zyrës së gjendjes civile dhe të bëjë verifikimin drejtpërdrejt në sportel.
Bashkitë duhet të nxisin qytetarët të regjistrohen për një adresë të saktë. Në rast se një qytetar nuk bën regjistrimin, humbet të drejtën për cdo aplikim online dhe shërbim.
Gjithashtu, bashkitë të ofrojnë asistencë në familje që nuk e kanë të mundur aksesin në teknologji ose nuk dinë t’a përdorin atë.
Që procesi të vijojë me sukses, Prefekti, z. Afrim Qëndro kërkoi që kryetarët e bashkive të marrin masat për të bërë afishimin e materialeve informuese në vende të dukshme në ambientet e bashkisë dhe angazhimin maksimal të zyrave të Gjendjes Civile.
Një adresë e saktë banimi dhe e regjistruar sjell përfitime për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për shërbimet që ofrohen.