Për një Shqipëri më të pastër, më të shëndetshme dhe më turistike Qeveria Shqiptare inicioi aksionin “Pastrojmë Shqipërinë që Duam”.
Në kuadër të kësaj nisme, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në datë 01.02.2018 u kujdes të zhvillonte mbledhjen e përbashkët midis Z. Blendi Klosi, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, përfaqësuesve të Pushtetit Vendor dhe aktorëve të Institucioneve qëndrore me rol në fushën e turizmit. Në takim Z. Klosi pasqyroi për të pranishmit qëllimin dhe periudhën e realizimit të kësaj nisme.
Stafi i Institucioni të Prefektit të Qarkut Tiranë bëri verifikimin dhe evidentimin e disa hotspoteve më sensitive, me problematika shqetësuese për shëndetin dhe imazhin turistik të territorit. Nisur nga situata e konstatuar e ndotjes, kryesisht të shtretërve të lumenjve, Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen me strukturat e pesë Bashkive të Qarkut si dhe Institucionet e tjera në nivel vendor për të bërë rikonjuksionin në terren.
Periudha kohore për realizimin e kësaj nisme nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit u la data 16-22 Prill 2018 si “Java e Tokës”. Institucionit të Prefekti ju dha rol drejtues dhe koordinues për aksionin, ndërkohë struktura mbështetëse u caktuan Forcat e Armatosura, Pushteti Vendor, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit, si dhe çdo subjekt tjetër me impakt në fushën e turizmit dhe mjedisit. Mbas disa takimeve të iniciuara nga Znj.Jahollari, Prefekti i Qarkut Tiranë me strukturat e përcaktuara për aksionin e lart përmëndur u përpilua një plan i detajuar veprimi.
Sipas grafikut të paracaktuar u kryen punime në 14 segmente lumore si: Ura e Brarit; Ura e Laknasit; Ura e Limuthit; Ura e Mëzezit; Dogana (Bashkia Vorë); Ura Vila Aeroport; Ura Damjan (Arbanë); Ura e Beshirit (Lmi Erzen); Ura Lundrës (Vishaj); Ura e Gjolës; përgjatë grykëderdhjes së Lumit Shkumbin (Boshtovë); përgjatë Lumit Shkumbin; Ura e Babrroit dhe përgjatë Lumit Tiranë.
Fal një pune të përgjegjshme nga gjithë pjesmarrësit në këtë aksion, u bë një administrim i infrastrukturës së vënë në dispozicion, ku konkretisht ishin: 393 forca njerëzore, prej të cilave 100 ushtarë nga Forcat e Armatosura, 235 punonjës nga Bashkitë e Qarkut Tiranë, 15 punonjës nga Biznesi Privat, 25 punonjës nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe 18 punonjës nga Administrata e Prefektit të Qarkut Tiranë.
Logjistika në mjete ishte gjithsej 41 mjete, prej të cilave 11 mjete nga Forcat e Armatosura, 26 nga Bashkitë e Qarkut, 1 nga Biznesi Privat dhe 3 mjet nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit.
Si rezultat i një pune 7-ditore u bë e mundur mbledhja, transportimi, dhe depozitimi në Landfillin e Sharrës e gjithsej 764 ton mbetje urbane. Ndërkohë janë zhvendosur dhe sistemuar reth 5000m 3 dhera në brigjet e urës “Vila Aeroport” dhe “Ura e Gjoles”.
Aksioni i realizuar ishte shembulli më i mirë i përgjegjshmërisë qytetare dhe një bashkërendim i përkryer i Institucioneve të administratës shtetërore.