Prefekti i Qarkut Tiranë Z.Afrim Qëndro ishte sot në cermoninë e vlerësimit “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) për Ramazan Cara ish-kryetarit te Këshillit Bashkiak të Kavajës. Prefekti mbajti nje fjalë përshëndetëse në kujtim te tij:
”Vlerësimi “Qytetar Nderi” i Kavajës është mbase i pamjaftueshëm për t’i shprehur të gjithë mirënjohjen tonë të përbashkët, por është plotësisht i merituar për aq shumë sa ai ka dhënë e ka bërë për qytetin e tij. Fatkeqësisht e humbi betejën me virusin e mallkuar një vit më parë, por ka lënë pas një emër të mirë e të nderuar ashtu sikundër është në fakt i gjithë fisi Cara në Kavajë. Ka lënë pas edhe familjen e tij të mrekullueshme, për të cilën do të jetë një këshilltar i pazëvendësueshëm prej andej nga lart. Përjetësisht shpirti të pastë dritë, Ramazan”