Ditën e hënë më datë 29.10.2018, Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, banorët dhe Administratorin e pallatit ’’EDAL’’ me vendodhje në rrugën “Gjon Buzuku’’, në Njësinë Administrative Nr.8.
Në këtë takim u diskutua për mosmirëmbajtjen e kateve të parkimit nëntoke të objektit 7-8 katesh, me subjekt ndertues firma “EDAL”, pas aksionit të përfunduar në zbatim të Udhëzimit të Prefektit të Qarkut Tiranë Nr. 115, “Për ndërhyrjen e menjëhershme për stabilizimin e situatës në ambientet e nëndheshme të pallatit EDAL”.
Gjatë takimit u konstatuan arsyet e mosveprimit, të cilat bëjnë me përgjegjësi administratorin e pallatit si dhe mospërjashtimin nga pergjegjesia e mirëmbajtjes nga UKT Tiranë të kanaleve të ujrave të zeza.
Detyrat e lëna nga Prefekti i Qarkut Tiranë:
- Marrja e masave per ndërhyrjen në kollonat e shkarkimit të investuara nga vetë banorët.
- Dërgimi i një relacioni teknik për të qartësuar situatën në lidhje me pretendimin e banorëve për mosmirëmbajtje të rrjetit të kanalizimeve.