Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë kryesuar nga Nënprefekti Parid Xhihani, në vijim të monitorimit të zbatimit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024, zhvilloi një inspektim përgjatë vijës bregdetare të Bashkisë Kavajë në zonën e Golemit. Në këtë grup pune pjesëmarrës ishin përfaqësues të agjencisë rajonale të bregdetit, AKU, Policia Bashkiake Kavajë, Policia e Shtetit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe përfaqësues të drejtorive për turizmin të Bashkisë Kavajë. Tematika e këtij inspektimi konsistonte në kontrollin e prezencës së sinjalistikës në identifikimin e plazheve publike, bovave, vrojtuesve të plazhit, kullave të vrojtimit. Gjithashtu situata e kontenierëve dhe situata e mbetjeve urbane.