Sot, më datë 16.07.2019, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, me përfaqësues Klajdi Nikolla, shef i Emergjencave Civile, Agim Alimadhi dhe Fatos Veliu, specialistë të sektorit të emergjencave civile morën pjesë në takimin që u organizua në Ministrinë e Mbrojtjes nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, z. Haki Çako dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, në kuader të programit Joint Reaction 19, për planizimin e stërvitjes me skenar “Një tërmet në zonën e Fushë Krujës”. Në këtë organizim i cili zgjat nga data 16 deri më 20 korrik, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë do të jetë pjesë e takimeve planizuese ku janë pjesmarrëse dhe bashkëpunojnë shtetet fqinje, si Bosnjia, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Kosova.