Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë ishte pjesë e takmit që u organizua në Ministrinë e Mbrojtjes nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, z. Haki Çako
July 16, 2019
Pas inspektimeve dhe punimeve të bëra nga data 15 deri më datë 19 korrik 2019 tek Mali i Robit dhe në Golem u sigurua krijimi i 3 hapësirave publike në dispozicion të pushuesve të cilët preferojnë plazhet publike
July 19, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë kryesoi një aksion për sigurimin e 3 hapësirave publike, përgjatë vijës bregdetare tek Mali i Robit

Sot, më datë 17.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, kryesoi një aksion për sigurimin e 3 hapësirave publike, përgjatë vijës bregdetare tek Mali i Robit dhe Golem, Bashkia Kavajë ku ishin të pranishëm Drejtori i  Agjencisë Kombëtare të bregdetit, Z. Ledion Lako,  si dhe Grupi i punës së monitorimit  me përfaqësues nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Zyrës Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kavajë, Stacionit të Policisë Kavajë,si dhe përfaqësues të Policisë Bashkiake Kavajë. Pas inspektimit dy ditor,  15 dhe 16 korrik 2019, të Grupit të monitorimit, ndërinstitucional, kryesuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, u realizua  sigurimi i tre hapësirave publike përkatësisht tek hapësira përbri Hotel Serena dhe dy hapësira tek Murrizi, të cilat u kthyen në plazh publik, me anë të tabelave dalluese të vendosura në vendin e caktuar. Plazhit të Golemit sot ju shtuan rreth 5mije m2 hapësirë për plazh publik, pas sistemimit të rërës, bërë nga fadroma e firmës private dhe të mirëpërcaktuar nga tabelat dalluese.

Comments are closed.