Në datën 31.05.2019 Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me organizatën “Të Ndryshëm & Të Barabartë” ka organizuar një trajnim me anëtarët e Tryezës Teknike të Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore. Tema e trajnimit ishte “Informimi për të drejtat e viktimave të veprës penale, në veçanti për të drejtat e viktimave të trafikimit“, i cili është zhvilluar në kuadër të projektit “Drejtësia është histori e vërtetë ku në plan të parë janë viktimat’’, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara, si dhe Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave.