Sot, më date 26.02.2020 Institucioni i Prefektit te Qarkut Tiranë mori pjesë në zhvillimin e analizës vjetore 2019 të punës së bërë nga Zyra Vendore Arsimore Tiranë.
Të pranishëm në analizë ishin ZV Ministria e Arsimit Znj.Ina Gunga, shefi i burimeve njerëzore pranë Zyrës Vendore Arsimore Tiranë z.Fiqiri Cifliku si dhe drejtorë të institucioneve arsimore Tirane. Në këtë analizë u diskutua puna e bërë gjatë vitit 2019 duke filluar nga efektshëmeria në rezultatet e nxënësve falë kurikulave të reja, statistika krahasuese, karta e performances se shkollave si dhe suksese e sfidat për të vitin 2020.