Sot, me datë 25.02.2020, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tirane në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë përfunduan me sukses procesin e thërmimit të një masivi shkëmborë në fshatin Skuterr, Njësia Administrative Krrabë, i cili u evidentua gjatë muajit Qershor 2019. Pas marrjes se raportit teknik së bashku me konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse nga Instituti i Ndërtimit lidhur me situatën emergjente të krijuar nga prezenca e këtij masivi shkëmbor me rrezikshmëri për banorët e kesaj zone, u bë ndërhyrja e ekspertëve të fushës të cilët me anë të mjeteve të Bashkisë Tiranë, realizuan me sukses asgjesimin e këtij masivi shkëmbor. Për zgjidhjen e situatës në fjalë, u zhvilluan takime të një pas njëshme për të koordinuar punën dhe mënyrën ë ndërhyrjes për zgjidhjen e situatës si dhe janë kryer disa verifikime ne terren.