Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim konsultues me drejtoreshën e AMBU znj. Gerta Lubonja dhe Drejtorin e ZMBU z. Gledion Strugaj.
July 21, 2021
Z. Mersin Murataj, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor zhvilloi mbledhjen e radhes së Këshillit të Basenit Ujor Ishëm – Erzen – Mat.
August 5, 2021

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë organizoi një takim konsultues me qëllim trajtimin e çështjeve të përbashkëta që kanë të bëjnë me menaxhimin me sukses të këtij sezonit turistik

Sot, më datë 03.08.2021, Institucioni i Prefektit të  Qarkut Tiranë organizoi një takim konsultues me qëllim trajtimin e çështjeve të përbashkëta që kanë të bëjnë me menaxhimin me sukses të këtij sezonit turistik si dhe trajtimi i problematikave të evidentuara gjatë monitorimit te këtij procesi. 

 

Të pranishëm më mbledhje ishin Kryetari i Bashkisë Kavajë, Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Drejtori i Përgjithshëm i AKB, përfaqësues nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kavajë, Komisariati i Policisë, Policia Bashkiake, AKU, Kavajë, MZSH Kavajë / Rrogozhinë, Shefi emergjencave Kavajë/Rrogozhinë, si edhe përfaqësues nga Institucioni i Prefektiti Tiranë. 

 

Gjatë takimit, Prefekti i Qarkut Tiranë, z.Mersin Murataj theksoi rëndësinë e ecurisë së marrjes së masave për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacioneve të plazhit përgjatë gjithë vijës bregdetare në Qarkun Tiranë, si dhe raportimin periodik për cdo problematikë të hasur gjatë këtij proçesi. 

 

Në përfundim të takimit u zhvillua monitorimi në terren i situatës për të parë nga afër gjendjen dhe u lanë rekomandimet përkatëse për cdo institucion, me qëllim zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi.

Comments are closed.