Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë organizoi një takim prezantimi, të Prefektit Z. Mersin Murataj, me përfaqësues të institucioneve vendore të Bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë.
Çështjet të cilat u diskutuan ishin:
– Përballimi i situatës për sa i përket infektimeve me COVID-19 si dhe mbarëvajtja e sistemit arsimor gjatë pandemisë;
– Procesi i vaksinimit i të moshuarve dhe mësuesve;
-Sfidat për rimëkëmbjen e turizmit nga pandemia;
– Ruajtja e rendit dhe qetësisë publike;
– Intesifikimi i marrjes së masave kundër kultivimit të bimëve narkotike ;
– Ankesat në lidhje me problematikat e qytetarëve;
– Situata e qendrave të votimit dhe problematikat e hasura pas organizimit tip sipas përcaktimit me vendim të KQZ-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me situatën aktuale si dhe problematikat dhe koordinimi i punës për përmbushjen e detyrimeve, për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku.