Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë me në krye prefekten Znj.Suzana Jahollari zhvilloi analizën vjetore të punës së institucionit ku u prezantua puna e bërë gjatë vitit 2019, nga të gjithë sektorët si dhe u përcaktuan objektivat dhe sfidat për vitin 2020. Në kuadër të përmbylljes së një viti të mbushur me detyrime ligjore për monitorimin, koordinimin dhe bashkëpunimin me të gjithë strukturat vendore në nivel Qarku dhe me situata emergjente të shkaktuara nga dukuritë natyrore siç ishin përmbytjet të krijuara nga reshjet e shumta të shiut në fillim të vitit, apo dhe nga tërmetet të rëna këto muajt e fundit, të cilat dëshmuan dhe njëherë se institucioni i Prefektit di ti bëje ballë dhe tia dalë më së miri që të ndihmojë në përballimin e situatave të tilla duke ju gjendur pranë njerëzve në nevojë. Znj.Jahollari falenderoi të gjithë stafin të cilët kanë qëndruar në gadishmëri si dhe për punën e bërë në terren duke përcjellë informacionet më të fundit për njerez të cilët ishin dëmtuar nga tërmeti i datës 26.11.2019, në mënyrë që të marrin ndihmën e parë nga instancat përgjegjëse. Duke punuar të gjithë sëbashku dhe duke dhënë secili kontributin e tij me punë, mund tia dalim të bëjmë shumë në drejtim të realizimit të misionit të institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë.