Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen e parë të grupit të monitorimit dhe kontrollit të masave nga subjektet shtetërore dhe private për pastrimin e territorit të qarkut nga mbetjet në kuadër të problematikave të evidentuara për sa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane. 🗑
Të pranishëm ishin drejtues të Bashkisë Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë, Drejtorisë Vendore të Policisë, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, si dhe të AKU-së.
📍Në përfundim të takimit, Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Afrim Qendro caktoi disa detyra dhe rekomandime për të gjithë institucionet e përfshira në këtë proces, duke fokusuar vemendjen në zbatimin e planit të pastrimit si dhe realizimin e tij.