Sot datë 02.07.2021, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, zhvilloi një takim pune me objekt: Bashkërendimi i Veprimtarisë së Policisë të Shtetit me institucionet vendore dhe qendrore te Qarkut Tiranë në menaxhimin e problematikave të hasura për sa i përket sigurisë publike masave të shtuara për këtë periudhë të sezonit turistik.
Të pranishëm ishin përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria e Policisë Rrugore Tiranë, Nënkryetari i Bashkisë Kavajë dhe Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë.
Në takim u diskutuan çështjet, si masat mbrojtëse dhe parandaluese për emergjencat sezonale; masat mbrojtëse dhe parandaluese në lidhje me trafikun dhe shkeljeve të qarkullimit rrugor, kryesisht në zonat turistike dhe në rrugët rurale; masat parandaluese dhe menaxhimi e konflikteve në zonat turistike, kryesisht në bregdet, …etj.