Sot, më datë 28.01.2020 Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë me në krye Znj.Suzana Jahollari zhvilloi analizën vjetore të punëve të bëra për vitin 2019 si dhe objektivave të reja për vitin 2020. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, përgjegjësat e sektorëve si dhe specialistë të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë. Në këtë analizë përmbledhëse u bë prezantimi si dhe u pasqyrua me grafikë në mënyrë të hollësishme puna e bërë nga çdo sektor për gjatë një viti. Znj.Jahollari falenderoi stafin e institucionit për punën voluminoze të bërë gjatë një viti të tërë si dhe theksoi se viti 2019 për Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë ka qenë një vit i fokusuar në realizimin e objektivave vjetore me synim konsolidimin e metodologjisë së të punuarit në ekip, në skuadër, duke rritur përgjegjshmërinë e realizimit të objektivave të vëna. Viti 2020 është një vit i rëndësishëm dhe i veçantë sepse është dhe viti i rindërtimit, gjë e cila sjellë dhe punë e përgjegjshmëri të reja për institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë.