Sot më datë 13.07.2018 Institucioni Prefektit të Qarkut Tiranë zhvilloi raportimin e veprimtarisë 6 mujore të Komisionit Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë. Në prezantim u pasqyrua Jo vetëm veprimtaria e Komisionit Vendor, arritjet dhe problematikat e hasura gjatë procesit të punës, por edhe arsyet pse ky Komision dhe procesi i verifikimit të titujve të pronësisë, duhet të vazhdojë edhe mbas datës 31.12.2018. K.V.V.T.P. ka marrë 65 vendime, ka kryer kontrolle në Kryevidh, Kashar, Farkë. Komisioni Vendor ka fituar 43 cështje gjyqësore, ka bërë 11 rekurse, 12 ankimime për vendime Gjykatash dhe 141 seanca gjyqësore të ndjekura. Komisioni Vendor disponon 1204 dosje administrative në proces verifikimi për të cilat ka filluar procesin e verifikimit të fazës ku ato ndodhen, 635 dosje të përpunuara në periudhën Janar-Qershor, 25 dosje administrative për të cilat është bërë zgjatje e afateve të procedurës administrative dhe 71 dosje administrative të hapura nga Janari 2018. Morën pjesë znj. Kleina Kasanai Këshilltare e zv.kryeministres dhe znj. Majlinda Bozgo përfaqësuese nga Komisioni Qeveritar i Tokës.