Në datën 04.01.2018, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua takimi për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm me përfaqësues nga Drejtoritë Arsimore të Qarkut dhe Qytetit si dhe përfaqësues të Koordinatorit Kombëtar. Takimi nisi me fjalën e Prefektes së Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari e cila e vuri theksin te rëndësia që ka evidentimi në kohë dhe trajtimi adekuat i ekstremizmit fetar. Çështje këto që cënojnë sigurinë dhe stabilitetin e jetës shoqërore. Ekstremizmi fetar vijoi Znj. Jahollari ka prekur edhe Shqipërinë ndaj dhe qeveria luftën kundër këtij fenomeni e sheh si prioritet në nivel qëndror dhe vendor. Ju keni mbështetjen e Insitucionit të Prefektit në këtë sfidë dhe gadishmërinë tonë në bashkërendim dhe koordinimin e kësaj lufte në nivel vendor.