Sot në datë 17.02.2022 Prefekti i Qarkut Tiranë z.
Afrim Qëndro, në cilesinë e Kryetarit, thirri organizimin mbledhjes së radhës së KBU-së Erzen, me tematikë të propozuar nga AMBU dhe prezantuar për shqyrtim nga ZABU Ishëm- Erzen- Mat.
Në cështjet e trajtuara u përfshinë 4 (katër) kërkesa subjektesh:
Dy kërkesa për miratim pus-shpimi, ku u dakortësuan me miratim të një cështje dhe një për ridiskutim pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor.
Një kërkesë për shfrytëzim të burimit ujor nëntokësor, e cila nuk mori vendimarrje dhe u vendos për riduskutim pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor.
Një kërkesë për korrigjim vendimi të miratuar në mbledhjen paraardhëse të KBU-së Erzen.
Raport përmbledhës mbi punën dhe aktivitetin e ZABU Ishëm- Erzen- Mat, periudha Janar – Dhjetor 2021.
Diskutim mbi kërkesat e shoqatave vaditëse që kërkojnë zgjidhje për furnizimin me ujë të tokave bujqësore përmes shfrytëzimit të kanaleve vaditëse të para dhe të dyta, të parashtruara në mbledhje nga Drejtori i Përgjithshëm i DPRRNP.