Në datë 01.03.2018 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë u mbajt takimi me anëtarët e Tryezës Teknike, Zyrës së Koordinatorit Kombëtar, Kundër Trafikimit të Personave në Ministrinë e Brendshme, përfaqësues të organizatës ndërkombëtare të migracionit IOM, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit. Takimi u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm z.Konomi, u diskutua në lidhje me marrjen e masave nga ana e anëtarëve të Tryezes Teknike për parandalimin e migracionit të parregullt, si dhe orientimin e personave të kthyer nga pikat kufitare drejt formimit profesional, dhe zyrave të punësimit.
Znj.Marisa Kacorri, Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Punësimit propozoi që në pikat kufitare të shpërndahen fletëpalosje me informacion për formimin profesional dhe kontaktet e zyrave të punës, pasi vërehet se mungon informacioni të personat që migrojnë në mënyrë të parregullt. IOM foli për rëndësinë që ka çdo aktor i përfshirë në Tryezën Teknike në parandalimin e këtij fenomeni. Drejtoria Vendore e Policisë së Kufirit dhe Migracionit na njohu me statistika të migrimit të parregullt përgjatë 2017. Palët ranë dakord që do japin kontributin e tyre në këtë çështje.