Më datë 11.10.2018, me inicimin e Prefektit të Qarkut Tiranë, znj.Suzana Jahollari, si dhe me pjesmarrjen e z.Alban Dokushi, Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit, u zhvillua takimi me Administratorin e Njësisë Administrative, z.Gentian Myrto, specialistët e Zyrës Juridike dhe ZAMT të kësaj Njësie, me objekt takimi: “Diskutimin e problematikave të dala gjatë zbatimit të Ligjeve 171 dhe 172, viti 2014, të ndryshuar, si dhe VKM-të përkatëse në zbatim të tyre, për pajsjen me AMTP të familjeve bujqësore”.
Ky takim, erdhi si rrjedhojë e një ankesë të bërë pranë Prefektit të Qarkut, nga z.Sali Zeneli, i cili pretendonte se Njesia Administrative Vaqarr, nuk i plotësonte dokumementacionin e pronësisë.
Nga Njësia Administrative Vaqarr, si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm, z.Alban Dokushi, u vendos që ky proces dhe dokumentacioni i mbledhur në lidhje me 30 subjekte, të kësaj Njësie, të kalojë tashmë pranë Bashkisë Tiranë.