Më datë 11.10.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari organizoi takimin edhe me përfaqësuesit e Bashkisë Vorë, të cilët shprehën qëndrimet e tyre në lidhje me disa praktika të plotësuara nga kjo Bashki, në kuadër të pajisjes së qytetarëve me AMTP, ku u evidentuan rreth 10 praktika për të cilat kjo Bashki do të dërgojë me vendim të Këshillit Bashkiak listën e përdoruesve, për të vijuar më pas me përgatitjen e dokumentacionit të pronësisë (në rast të përmbushjes së kritereve ligjore dhe pas miratimit të vendimit të Këshillit Bashkiak).