Më datë 15.10.2018 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në inspektimin e tre urave, e shoqëruar dhe nga Administratorët e Njësive përkatëse.
Urat të cilat u kqyrën ishin dy në Njësin Administrative Baldushk dhe një në Pezë.
Problematike mbetet një urë në Baldushk, ku kalimi i saj është I pamundur, duke penguar kështu lidhjen ndërmjet 8 fshatrave. U la si detyrë që jo vetëm Njësia Administrative Baldushk por edhe institucioni I Prefektit të Qarkut Tiranë, do të bëjn kërkesë që rehabilitimi i ksaj ure të përfshihet në buxhetin e vitit 2019, në Drejtorin e Përgjithshme të Emergjencave Civile.
Në lidhje me urën tjetër të ndodhur po në këtë njësi, ishin marr masat e duhura për rregullimin e saj, me fondet e vetë Njësisë Administrative Baldushk.
Gjithashtu edhe ura e ndodhur në Njësin Administrative Pezë, e cila ka qene mjaft problematike në periudhën shkurt-mars si pasojë e reshjeve, ishin bërë ndërhyrjet e nevojshme me anë të fondeve të vetë njësisë dhe ndodhej nën monitorim.