Më datë 16.10.2018 u zhvillua takimi në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë, në drejtimin e znj. Suzana Jahollari, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve në nivele drejtuese nga “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a., Drejtorisë së ALUIZMI-t Tirana Jug, Drejtorisë së Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë dhe nga komuniteti i banorëve në kryqëzimin e rrugëve “Gramoz Pashko” dhe “Arben Broci” në Njësinë Administrative nr.2.
Qëllimi i takimit ishte marrja e masave urgjente për të parandaluar situata përmbytjesh të cilat janë përsëritur vazhdimisht gjatë këtyre tre viteve të fundit me rënien e shirave në atë zonë ku kalon Përroi i Gogajt. Pasi Përmbytjet kanë qënë problematike të shoqëruara nga dëme të mëdha materiale.
Pas diskutimit konstruktiv u vendos ngritja e një grupi pune për verifikimin e funksionalitetit të rrjetit të kanalizimeve në zonën që përmbytet.