Më datë 18.01.2019 në ambientet e Institucionit të Prefektit u zhvillua takimi me sekretarët e këshillave bashkiak të Bashkive të Qarkut Tiranë dhe drejtorët e drejtorive juridike në Bashkitë përkatëse. Zj. Jahollari ndër të tjera theksoi rëndësinë e zbatimit të detyrimeve ligjore nga palët për të patur një proçes të saktë verifikimi të ligjshmërisë së vendimeve të këshillave bashkiakë. Unifikimi i procedurës përkatëse dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional është domosdoshmëri.