Më datë 28.01.2019 pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë është organizuar takimi mbi problematikat e profesionit të mjekut dhe teknikat veterinare. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Z. Ymer Elezi dhe Z. Arjan Xhepa nga Urdhëri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqiperisë. Gjatë takimit u diskutua mbi Ligjin Nr. 10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe u propozuan disa ndryshime për plotësimin e këtij ligji.