John Fitzgerald Kennedy ka thënë: “Ne duhet të gjejmë kohë për të ndaluar dhe për të falënderuar njerëzit që bëjnë një ndryshim në jetën tonë.”Me propozimin e Prefektit të Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro iu dorëzua medalja “Mirënjohja e Qytetit” nga Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj, Kryqit të Kuq Shqiptar.
Duke respektuar dhe mbrojtur shtatë Parimet Themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, të cilat përbëjnë shpirtin dhe etikën tonë: Njerëzimi, Paanshmëria, Neutraliteti, Pavarësia, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti, Kryqi i Kuq Shqiptar është një pikë referimi si kurrë ndonjëhërë.
Prefektit i Qarkut Tiranë dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë shprehin falenderimet për Kryqin e Kuq Shqiptar dhe të gjithë vullnetarët anembanë vendit.