Sot, më datë 13 dhjetor 2018 ora 12:00 dhe ora 14.00, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvilluan dy mbledhje me 27 Administratorët e Njësive Administrative të Bashkisë Tiranë dhe Përgjegjësit e Zyrave të Gjendjeve Civile përkatëse. Në këtë takim ishin të pranishëm z. Erind Bejko, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bashkia Tiranë dhe znj. Blerta Guxha Përgjegjëse Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Ministria e Punëve të Brendshme.
Tema e diskutimeve në këtë takim ishte marrja e masave përkatëse në lidhje me problematikën e numrit të lartë të shtetasve me adresë të papërcaktuar në territorin e çdo Njësie Administrative.
Në përfudim të takimit, Prefekti i Qarkut Tiranë caktoi disa detyra dhe rekomandime për të gjithë institucionet e përfshira në këtë proces.