Sot, më datë 08.10.2019, në ambjentet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua mbledhja në lidhje me çeshtjet sensitive në fushën e mjedisit siç është përdorimi i plastikave të ndryshme të cilat kanë ndikim në jetën e çdo qytetari. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm Z.Blendi Klosi ministër i Turizmit dhe Mjedisit, kryetarët e Bashkive të Qarkut, si dhe përfaqësues të institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë. Në këtë takim konkretisht u diskutua:
-Trajtimi i mbetjeve për çdo bashki.
-Përcaktimi i venddepozitimeve sipas standarteve.
-Planifikimi i aksionit kombëtar për pastrimin.
-Lejet mjedisore të Tipit C.
-Angazhimi i bashkive në fushatën e ndërmarrë për eleminimin e qeseve plastike.
-Zbatimi i VKM-së Nr.319, datë 31.05.2018 “Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve”.