Në datë 11.10.2018 Prefektja znj. Suzana Jahollari, organizoi takimin me Nënkryetarin e Bashkisë Kamëz z. Zaim Kupa, Dr. i MZSH-së z. Bardhyl Gjana, Ministria e Brendshme Dr. e cështjeve vendore dhe funksioneve të deleguara znj. Alma Mele dhe Dr. shërbimit zjarrëfikës z. Alfred Kristuli. Ky takim u iniciua për problemin e realizimit të detyrimeve ligjore për ngritjen e stacionit të shërbimit zjarrëfikës nga Bashkia Kamëz.
Në përfundim të takimit, u propozuan dhe u ra dakord për disa opsione në lidhje me marrjen e masave te menjëhershme (afatshkurtër) dhe atyre afatgjatë për zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike.