Në datë 23.05.2019, nën drejtimin e Nënprefektit për Bashkitë Rrogozhinë, Kavajë dhe Vorë, u organizua një takim në Kavajë, me përfaqësues nga Komisariati i Policisë Kavajë, inspektorë të rendit dhe Zyrës Arsimore Kavajë, në lidhje me intesifikimin e marrjes së masave kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në zbatim të planit të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020, prioritet kryesor mbetet monitorimi i zonës nga strukturat e policisë dhe institucionet përkatëse me qëllim largimin nga harta e sipërfaqes së mbjelljë me kanabis dhe gjthashtu forcimi i bashkëpunimit me të gjithë aktorët, institucione vendore e qëndrore: drejtoritë e pyjeve, operatorët OSHEE dhe UKT, arsim, bujqësi, shëndetësia etj.