Në datën 25.09.2018 rreth orës 20.00 u konstatuan vatra zjarri pranë lagjes Sorraj, në fshatin Kus, në Njësinë Administrative Kashar. Në vendngjarje shkuan:
-Mbi 50 forca zjarrfikëse të Bashkisë Tiranë dhe Vorë,
-4 mjete zjarrfikëse,
-100 forca mbështetëse nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, punonjës të Drejtorisë së Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë dhe punonjës të Komisariatit të Policisë Nr.6. U dogj një sipërfaqe prej disa ha.
Ky operacion zgjati rreth 4 orë dhe përfundoi në orën 01:30 pas mesnate.
Prefektja e Qarkut Tiranë, e pranishme në vendin e ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën, takoi drejtues dhe punonjës aktiv në këtë operacion, si dhe drejtues të Komisariatit të Policisë Nr.6. Në takimin me drejtuesit e strukturave të Komisariatit të Policisë Nr.6, ajo këmbënguli që të punohet fort për identifikimin dhe kapjen e zjarrvënësve dhe per t’i vënë ata perpara përgjegjësisë.
Sipas përfaqësuesve të Policisë dyshohej për zjarrvënie të qëllimshme nga banorë të zonës dhe po punohej për zbulimin e tyre.