Prefekti i Qarkut Tiranë mblodhi Komisionin e Mbrojtjes Civile te Qarkut Tirane
November 27, 2019
Ne oren 15:00 u mblodh Komisioni i Mbrojtjes Civile në Bashkinë Rrogozhinë nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë.
November 28, 2019

Në insitucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua mbledhja për marrjen e masave organizative dhe administrative për përballimin dhe monitorimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore referuar VKM-së Nr. 750

Sot, më datë 28.11.2019 në insitucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë u organizua mbledhja për marrjen e masave organizative dhe administrative për përballimin dhe monitorimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore referuar VKM-së Nr. 750, datë 27.11.2019 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Qarqet Durrës dhe Tiranë”, ku Prefekti është anëtar i Komisionit Ndërministror të Emergjencave Civile.

Të pranishëm në mbledhje ishin Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Jahollari, Prefekti i Qarkut Korcë Z. Spirollari dhe administrata e Prefektit. Gjatë mbledhjes u shpalos plani i masave duke hartuar një skemë funksionale për personelin me detyra analitike për çdo grup me qëllim mbledhjen dhe përcjelljën e informacionit në mënyrë të përqëndruar drejt instancave më të larta sipas organizimit të VKM–së mësipërme.

 

Prefekti i Qarkut Tiranë do të vazhdojë monitorimin e situatës 24 orë në të gjithë ditët e javës duke mbajtur stafin e administratës të angazhuar.

Comments are closed.