Më datë 15.10.2018, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë, në vazhdim të seancës 07.09.2018, u zhvillua mbledhja e KBU-së në lidhje me shqyrtimin e kërkesës së Ujësjellës Kanalizime Kamëz, për shfrytëzimin e tre burimeve ujore të Bovillës së vjetër. Kërkesa e paraqitur nga ABU gjeti dakortësim nga të gjithë anëtarët e KBU -së për miratimin e saj, duke I hapur rrugë investimit të projektit Gjerman, për furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e Bashkisë Kamëz.