Sot prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro, mori pjesë ne konferencën e organizuar nga Shoqata Profesionistët e Lirë për Shqipërinë. Një konferencë me pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve të aktorëve të angazhuar në përballjen me kriminalitetin në shoqëri. Në fjalën e tij, Prefekti e vendosi theksin në ndërveprimin dhe bashkëpunimin e aktorëve të shoqërisë civile me institucionet publike në parandalimin dhe përballjen me kriminalitetin. Kjo si rruga kryesore e adresimit të kriminalitetit nga ai i rëndomtë, deri tek ai më i sofistikuar apo i organizuar.