Datë 18.04.2018, ora 9:00, në kuadër të aksionit “Pastrojmë Tokën që Duam”, në Qarkun e Tiranës ka startuar puna në 5 segmente lumore të cilat vijojnë si mëposhtë:
1.Ura Mëzezit nga ushtria janë prezent 15 forca në njerëz, nga Bashkia Tiranë 25 forca në njerëz dhe 2 kamiona e 1 eskavator.
2.Ura e Laknasit 21 forca njerzore nga Forcat e Armatosura, 12 forca njerzore nga Bashkia Kamëz dhe 8 nga biznesi privat.
3.Ura Limuthit 20 forca njerzore, 1 kamion,nga Bashkia Vorë, dhe 6 persona nga Biznesi Privat Alko Impex.
4.Ura tek Dogana ne Bashkinë Vorë (degëzimi i lumit Tirana), 15 forca në njerëz dhe 1 eskavator nga Bashkia Vorë dhe 1 kamion nga Forcat e Armatosura.
5.Vila Aeroport, 45 forca njerzore, 2 vetshkarkuese edhe 1 fadrom nga Forcat e Armatosura.