Në kuadër të nismës “Pastrim dhe Gjelbërim” në datën 23 shkurt, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz bëri mbjelljen e 250 pemëve, 50 pemë në Rrugën “Arben Broci” dhe 200 pemë në Babrru Qendër, të dhuruara nga biznese private dhe Banka Credins.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Kamëz z. Xhelal Mziu dhe Prefektja e Qarkut të Tiranës znj. Suzana Jahollari.
Në fjalën e saj zonja Jahollari theksoi se stafi i Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë është bashkë me stafin e Bashkisë Kamëz, për të mbjellë pemë. Prefektja falenderoi Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Z. Mziu për nismën e ndërmarë sëbashku me bisneset private, për të mbjellë pemë në Paskuqan e Babrru. Kjo është pjesë e aksionit të qeverisë nën moton “Pastrim e Gjelbërim’.
Datat 23 dhe 24 shkurt, janë ditë Kombëtare të mbjelljes së pemëve. Kush mbjell pemë, mbjell jetë, është një e mirë që i bëjmë jetës së fëmijëve tanë dhe konkretisht, për të përmirësuar atë çfarë ka prishur dora e njeriut në vite. Ne kemi nevojë për natyrën, natyra nuk mbijeton pa ne.