Nisma “Të pastrojmë Shqipërinë” 
February 23, 2018
Në kuadër të nismës “Pastrim dhe Gjelbërim”
February 26, 2018

Takimi për zbatimin e skemës të re ekonomike në Qarkun e Tiranës

Me datë 23.02.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takim me Znj. Anisa Ruseti, Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social në Bashkinë Tiranë dhe Znj. Manjola Kaci, Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Në këtë takim u diskutua në lidhje me problematikat e konstatuara nga zbatimi i skemës të re ekonomike në Qarkun e Tiranës. Me urdhër të Prefektit u vendos ngritja e tre grupeve ndërinstitucionale pune për verifikimin në vend të rasteve problematike, me përfaqësues nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, Shërbimi Social në 5 Bashkitë e Qarkut, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror dhe Drejtoria e Shëndetit Publik.

Comments are closed.