Në vazhdimësi të problematikës të konstatuar në zonën e Qesarakës në Dajt, nga ndjekja e situatës nga sektori i Emergjencave Civile pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, rezulton se nga Bashkia Tiranë, ka përfunduar procesi i plintave dhe zona është jashtë rrezikut. Gjithashtu është në monitorim të vazhdueshëm nga specialistët e Emergjencave Civile, pranë Bashkisë Tiranë.