Në vijim të intensifikimit të takimeve me strukturat e njësive vendore dhe qendrore përgjegjëse për zbatimin e planit të veprimit te luftës kundër kultivimit të te bimëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi takim në Bashkinë Vorë me Kryetarin e Bashkisë, përfaqësues të Bashkisë Vorë, komisariatit të policisë Vorë, Policisë së Shtetit, strukturat e shërbimit pyjor dhe të bujqësisë si edhe OSHEE, dega Vorë. Në këtë takim u diskutua për realizimin e detyrave nga secila strukturë në funksion të përgjegjësive të Task-Forcës vendore në Qark për të parandaluar dhe mos lejuar mbjelljen e bimëve narkotike. Gjithashtu u përcaktuan personat përgjegjës ligjor për të kontrolluar dhe monitoruar të gjithë territorin e Bashkisë Vorë. Znj.Jahollari theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërinstitucional kundër kësaj lufte ku objektivi është zero rrënjë kanabis në territorin e qarkut Tiranë.