Në vijim të takimeve, në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë, Zj. Suzana Jahollari, organizoi në Kavajë takimin e radhës antikanabis me përfaqësues të Bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë, në lidhje me intensifikimin e masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e Bashkisë Rrogozhinë znj.Antonela Dedej, Nënkryetari i Bashkisë Kavajë z.Guxim Kola, përfaqësues nga institucione përgjegjëse , anetarë të Task Forcës Vendore për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si Policia e Shtetit, OSHEE Kavajë, etj.
Në këtë takim u ritheksua rëndësia e shkëmbimit të informacionit ndërinstitucional, organizimi i grupeve të përbashkëta në terren, koordinuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet punonjësve të policisë, administratorëve, kryepleqeve, OSHEE, etj për realizimit e planit të veprimit për vitin 2020. Në përfundim të takimit u la detyrë për strukturat vendore, inspektorët e pyjeve, në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe Njësitë Administrative, të kontrollojnë zonat me rrisk për kultivimin e bimëve narkotike me objektivin që të mos ketë asnjë rrënjë kanabis në Qarkun Tiranë.