Në zbatim të Planit të Veprimit për ndalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Institucioni I Prefektit të Qarkut Tiranë, mori pjesë në takimin sensibilizues të zhvilluar nga Bashkia Kavajë, me prezence të përfaqësuesve të Policisë Shtetit, OSHEE , Kryetarët e Fshatrave, etj. Në takim u vu theksi te forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit të të gjithë strukturave vendore, sidomos në drejtim të informimit dhe kontrollit te territorit te Bashkisë Kavajë, me grupe të përbëra nga Njesitë Administrative të mbeshtetura nga Policia e Shtetit.