Sot më datë 11.03.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takim me perfaqesuesin e Operatorit te Kujdesit Shendetesor , Njesia Vendore Tirane, dr. Gimjan Dokle
June 23, 2020
Në zbatim të Planit të Veprimit për ndalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Institucioni I Prefektit të Qarkut Tiranë, mori pjesë në takimin sensibilizues të zhvilluar nga Bashkia Kavajë
June 23, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Jahollari zhvilloi mbledhjen e rradhës së grupit të monitorimit dhe kontrollit në kuadër të Task Forcës Vendore në Qarkun Tiranë

Në zbatim të Vendimit të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile nr.15, datë 25.04.2020, sot më datë 13.05.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Jahollari  zhvilloi mbledhjen e rradhës së grupit të monitorimit dhe kontrollit në kuadër të Task Forcës Vendore në Qarkun Tiranë, për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në subjektet e lejuara të  ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues në rang drejtorësh të Institucioneve si më poshtë: Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Qarku Tiranë, Drejtoria Rajonale e AKU, Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës. Gjatë këtij takimi u raportua mbi ecurinë e proçesit të monitorimit deri tani nga secili institucion për zbatimin e kontrolleve nga grupet e punës, si dhe u rakordua mbi planin e punës për ditët në vazhdim për subjektet që do të monitorohen, zonat dhe grupet e terrenit.

Comments are closed.