Grupi i Punës “Për monitorimin dhe mbështetjen e procesit të përfundimit të procedurave ligjore të kalimit të tokës në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, nën mbikqyrjen e Prefektit të Qarkut Tiranë, pranë Bashkisë Tiranë, organizoi takimin me Administratorët e Njësive Administrative, përfaqësuesit e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Agjencisë së Trajtimi të Pronës, Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Bashkisë Tiranë, në kuadër të bashkërendimit dhe zgjidhjes së problemeve të dala gjatë procesit të pajisjes së qytetarëve, me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi.
Mbledhja e mësipërme u drejtua nga Znj.Sonila Rudi, Përgjegjëse e Sektorit Juridik pranë Prefektit të Qarkut Tiranë dhe znj.Majlinda Bozgo, përfaqësuese e MBZHRAU.
Administratorët dhe përfaqësuesit e Institucioneve të treta, nxorrën në pah problematikat e hasura, duke i diskutuar ato edhe me shkresat përkatëse për të cilat kishin pretendimet e tyre, se kishin sjell si pasojë mospërmbylljen e procesit të pajisjes së AMTP-ve.
Pas evidentimit të problematikave, u sqaruan përfaqësuesit e Institucioneve të mësipërme rreth mënyrës së zgjidhjes së tyre, si dhe u kërkua nga ana e tyre, bashkërendimin i veprimtarisë si dhe rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërinstitucional,pasi procesit i pajisjes së qytetarëve me AMTP, sipas Ligjeve dhe VKM-ve në fuqi, është prioritet i Qeverisë, duke patur në vëmendje, respektimin e kritereve ligjore dhe të drejtën e pronësisë së qytetarëve.