Më datë 04.06.2019, Nënprefekti i Qarkut Tiranë për Kavajën, Rrogozhinën dhe Vorën, në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, bëri një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e festës së Fiter Bajramit, ku u takua me kreun e KMSh-së z. Bujar Spahiu. Në këtë takim u shprehën urimet më të sinqerta për besimtarët mysliman por jo vetëm, për begati, harmoni, bashkëpunim ndërmjet komuniteteve fetare të vendit tonë.