Sot, më datë 11.06.2019, Nënprefekti i Qarkut Tiranë për Kavajën, Rrogozhinën dhe Vorën z.Bashkim Haxhiu, organizoi një takim në ambjentet e Komisariatit nr.6 në Tiranë, ku ishin të pranishëm Oligert Troba, shefi i krimeve dhe zv.kryekomisar, si dhe pjesa ndërlidhëse nga njësitë administrative Vaqarr, Kashar, Pezë, dhe Ndroq ku u diskutua në lidhje me sensibilizimin e komunitetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me reagimin e menjëhershëm dhe marrjen e masave për parandalimin e zjarreve dhe identifikimin e autorëve zjarrëvenës.