Në datë 06.06.2019, Nënprefekti i Qarkut Tiranë për Kavajën, Rrogozhinën dhe Vorën, organizoi një takim me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, administratorë dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse në Task-Forcën Vendore, si dhe përfaqësues nga Policia e Shtetit ku diskutuan rreth rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me sensibilizimin e komunitetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Nënprefekti vuri në dijeni pjesmarrësit se do të zhvillohen dhe takimet zonale me administratorët dhe kryepleqtë sipas kalendarit të përcaktuar.