Nga inspektimi i gjendjes së rrugëve si pasojë e kushteve atmosferike, informojmë se disa zona të Qarkut Tiranë që janë përfshirë nga rreshjet e dëborës po punohet për hapjen dhe kriposjen e rrugëve. Në akset rrugore Trau Dajt-Teleferik, Trau Dajt- Qafë Priskë-Shëngjergj- Qafë Mollë, Antenat-Vilat Qeveritare nuk ka bllokime të rrugëve por automjetet duhet të përdorin zinxhirët për lëvizjen e tyre. Gjithashtu edhe në aksin rrugor Qafë Krrabë ka prezenc të konsiderueshme të dëborës por pa probleme për qarkullimin rrugor. Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga firma kontraktore.